Tiranë, treni merr përpara një automjet

Oct 31, 2011 | 15:24
SHPËRNDAJE

TIRANË- Treni merr përpara një automjet, por nuk dihet ende nëse kanë mbetur të lënduar nga ngjarja. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip ford, por nuk ka të dhënë për personin, ose personat që udhëtonin në të. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të bëhet me dije detaje rreth ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura