Tiranë, plagoset një person me armë zjarri

Sep 30, 2012 | 10:32
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Zogu i Zi” në Tiranë, ndërsa ka mbetur i plagosur një shofer furgoni pasagjerësh, Preng Gjoni.

Sipas të dhënave paraprake i dyshuar për plagosjen është shtetasi, Lekë Fazllia, efektiv i policisë, i cili eshte vetedorezuar menjehere ne polici.

I plagosuri eshte transportuar menjehere per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Ende nuk janë të qartë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura