Tiranë, hidhet nga kati i pestë dhe vdes gruaja 51-vjeçare

Mar 31, 2011 | 13:30
SHPËRNDAJE

TIRANE – Një grua 61-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit mbrëmjen e djeshme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është shtetasja Sude Kullolli. Ngjarja ka ndodhur në ora 22:00, në një bllok banimi në rrugën “Egnatia” në Tiranë. Policia tha se gruaja, e cila dyshohet se vuante nga probleme mendore, është hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj, duke rënë poshtë në oborrin e pallatit. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë vënë në dijeni policinë e cila shkoi në vendngjarje dhe filloi hetimet për vetëvrasjen. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia në vendin ku ndodhi ngjarja, gruaja vuante nga probleme mendore dhe ky fakt dyshohet se ka qenë shkak i ngjarjes. Persona të pyetur në cilësinë e dëshmitarëve, kanë pohuar për policinë se 61-vjeçarja nuk ka pasur mbrëmë ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje me familjarët apo të afërmit e saj. Policia ka nisur hetimet në lidhje me kauzën e shkaktimit të vetëvrasjes, ndërkohë që trupi i pajetë i 61-vjeçares është dërguar për realizimin e ekzaminimeve mjekësore mbi shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura