Tiranë, 72-vjeçari tentoi të puthë vajzën në ashensor

Jul 31, 2013 | 12:41
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatë një të moshuar 72-vjeçar, me akuzën e veprimeve të turpshme ndaj një vajze 14-vjeçare. Burimet zyrtare thanë se pas përfundimit të hetimeve është dërguar në gjyq shtetasi Haxhi Ruka, banues në Tiranë, me akuzën se ka ngacmuar një vajzë të mitur në ashensorin e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur më 10 mars 2013, ndërsa i moshuari është hetuar në gjendje të lirë. Bazuar në dëshminë e vajzës 14-vjeçare, prokuroria ka ngritur ndaj të moshuarit akuzën e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, për “kryerje të veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç”, e cila dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria deklaron se prova e vetme që disponon për akuzën e ngritur, është dëshmia e vajzës në praninë e psikologut. Ndërkohë, i moshuari 72-vjeçar, Haxhi Ruka, gjatë dhënies së deklarimeve ka mohuar krimin, duke pranuar vetëm faktin se ka qenë në ashensor, por se nuk ka kryer asnjë ngacmim ndaj vajzës.
Ngacmimi
Burimet nga Prokuroria thanë se “më datë 10.03.2013, e mitura R.K. ka hyrë në ashensor, ku ka qenë edhe i pandehuri Haxhi Ruka. Vajza një ditë më pas ka bërë denoncim në Polici, ku është paraqitur e shoqëruar nga prindërit. Sipas kallëzimit, i moshuari gjatë kohës që ka qenë në ashensor vetëm për vetëm me vajzën, i ka kërkuar të miturës që ta puthte në buzë dhe i është afruar asaj. “E mitura është shmangur dhe, kur ashensori është hapur në katin ku do të zbriste i pandehuri, ky i fundit i ka kërkuar vajzës që të shkonte në shtëpinë e tij për të pirë diçka, pasi ishte vetëm në banesën e tij, duke qenë se familjarët nuk ndodheshin aty. “Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar nga ana e të pandehurit, shoqëruar edhe me veprime duke iu afruar vajzës dhe vendit ku është zhvilluar kjo bisedë, në ashensor, rezulton se ajo ka përmbajtje të tillë, e cila do të konsiderohet e turpshme nga natyra e saj ndikon në psikikën e të miturës së dëmtuar. Kjo, pasi vajza ka qenë e shqetësuar nga biseda dhe për faktin e ndodhur i ka treguar së ëmës. xh.q

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura