Kolegji: Ankimimi i PS-së shqyrtohet më 6 korrik

Jun 30, 2011 | 14:45
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kolegji Zgjedhor cakton daten 6 korrik si diten e shqyrtimit te padise se PS-se, per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne Tirane.

Pak ore pas depozitimit te padise nga ana e Partise Socialiste, Kolegji ka percaktuar relatorin e ceshtjes, Astrit Kalaja dhe ka zgjedhur trupen e gjyqtareve qe do te merren me kete ceshtje.

Padia u dorezua mengjesin e sotem nga deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj dhe perfaqesuesit ligjore te PS-se ne KQZ.

Gjithcka erdhi nje dite pas lajmerimit nga ana e Xhafajt se padia do dorezohej ne perputhje me afatin, madje edhe me shpejt se afati maksimal brenda te cilit PS mund te ankimonte vendimin.

Padi eshte nje analize prej 61 faqesh e gjithe procesit ne 284 qendra votimi, shoqeruar kjo me dokumente qe mbeshtesin pretendimet e opozites per manipulime me votat.

“Kemi analizë të gjendjes faktike që del nga numërimi i regjistruar në kaseta filmike, procesverbale të administruara në komision nga grupet e numërimit dhe atyre më pas me ndërhyrjet që ka bërë KQZ. I kemi parë kasetat një për një dhe po i dokumentojmë”- tha dje Xhafaj.

Po dje, Xhafaj ne reagim te vendimit te KQZ per kundershtimin e nekimimit te PS, e deklaroi kete nje vendimi te pritshem. “Kjo shumicë e KQZ është shumicë kamikaze politikisht e vendosur për të cuar deri në fund urdhrat e Beriëshës për të marrë mandatin e qytetarëve të Tiranës. Vendimi i djeshëm, është vula, certifikimi i një procesi të manipuliuar, që përmes procedurave ekstra ligjore ka manipuluar kutitë për të deformuar rezultatin”- tha Xhafaj, duke shtuar se nuk ishte rastësi fakti qe relator u zgjodh Ristani që ka marrë përsipër të drejtojë ekzekutimin e këtij procesi të kundraligjshëm dhe për ironi të fatit nuk kishte si të mos e mbyllte ai këtë proces në KQZ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura