Tirana me probleme, por sot kërkon kreun në Ballsh

Mar 31, 2012 | 14:08
SHPËRNDAJE

Mbrojtje e cunguar, mesfushë me halle dhe pa sulm, kështu spanjollit Rubio i duhet që të eksperimentojë në transfertën kundër Bylisit. Përpos katër mungesave të konfirmuara tashmë, tre titullarë të tjerë pritet që të luajnë të dëmtuar në fushë. Aziri, G.Lika dhe Dushku nuk janë në 100% të formës së tyre, mirëpo janë të detyruar që të sakrifikojnë edhe këtë javë në fushë. Duke qenë se Arian Pisha, Julian Ahmataj, Rezart Dabulla dhe Bekim Bala janë të sigurt që do mungojnë, trajneri Rubio do eksperimentojë edhe me formacionin, ku pritet që Kalari të luajë si mbrojtës qendre. Gjithsesi, për bardheblutë fitorja është e vetmja alternativë, pasi me tri pikë në këtë ndeshje ata rikthehen në krye të renditjes, për të përfituar maksimalisht nga humbja që pësoi Skënderbeu me Teutën.

FORMACIONET
Bylis (4-1-3-2): Frashëri, Idrizi, Adigun, Shoshi, Ristevski, Teqja, Xhon, Meto, Popoviç, Xhafa, Abazaj
Trajner: Naxhi Shansoji
Tirana (4-2-3-1): I.Lika, Sina, Dushku, Kalari, Ferraj, Taku, Karabeci, Aziri, Duro, G.Lika, Morina
Trajner: Hulian Rubio

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura