Tirana-Flamurtari, provë force për titullin

Aug 30, 2014 | 12:22
SHPËRNDAJE

Tirana dhe Flamurtari do përballen sot në orën 20:00 në stadiumin “Qemal Stafa”, në një nga duelet më emocionuese të këtij edicioni futbollistik. Pas një merkatoje të kushtueshme, vjen edhe përballja e parë mes dy prej pretendentëve kryesorë për titullin kampion. “Ju e dini që ne kemi bërë përforcime gjatë merkatos së verës, po ashtu edhe Tirana. Te të dyja skuadrat ka lojtarë shumë të mirë dhe me eksperiencë, që do të dinë të bëjnë diferencën në këtë takim. Do të jetë një sfidë e madhe, por ne duam të marrim maksimumin në këtë 90 minutësh”, tha trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka. Ndërkohë, kreu i pankinës bardheblu, Gugash Magani, u shpreh: “Tifozët do jenë arma jonë ekstra. Luajmë në shtëpi dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë element. Do jetë duel i luftuar, por do më mjaftonte edhe një fitore minimale 1-0”.
Të tjerat – Skënderbeu do presë në shtëpi Laçin, i cili arriti të barazojë me Partizanin në javën e parë. Ndërkohë, të kuqtë do luajnë sërish në transfertë, kur do sfidojnë sot vendësit e Apolonisë. Të dielën Kukësi pret Elbasanin, ndërsa Vllaznia luan në Durrës.

Java e dytë
Sot
Skënderbeu – Laçi    17:00

Apolonia – Partizani    19:00

Tirana – Flamurtari    20:00

Nesër
Kukësi – Elbasani    17:00

Teuta – Vllaznia    17:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura