TIA, raport për Antikorrupsionin: Ende probleme

Jun 30, 2011 | 10:27
SHPËRNDAJE

TIRANË- Probleme të shumta me luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe hendek i madh mes standardeve në ligj dhe zbatueshmërisë së tyre në të tre pushtetet, atë gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ.

Ky është konkulzioni i raportit të sotëm të Transparency International Albania vleresimin e progresit te bere ne luften ndaj korrupsionit ne Shqiperi per tre pushtetet. Duke analizuar situatën konkrete, TIA rekomandon zbatimin e reformës në drejtësi, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe një ligj për Konferencën Gjyqësorte.

“Ne rekomandijmë të bëhen ndryshime në imunitetin e gyqtarëve, pasi në shumë raste kjo bëhet pengesë për hetimin si dhe zvogëlimi e ekzekutivit ndaj pushtetit gjyqësor”- tha përfaqësuesja e TIA gjatë konferencës së sotme.

Sipas saj, është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për emerimin e nënpunësve civile, ky emërimet të bëhen mbi meritokracinë jo preferencat partiake dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në statusin e nënpunësit civil.

TIA thekson rolin e madh të rritjes së parlamentarizimit, paraprirë kjo me dialogun politik mes palëve.

“Duhet miratimi i ligjit për funksionimin e kuvendit, për të ndarë stafin politik dhe profesinal në kuvend dhe të përcaktohet ndëshkueshmëri e lartë për abuzuesit me pushtetin”- tha ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura