“Ti je falso! E hoqe maskën!”- Debate mes Heidi Baçit dhe Françeska Muratit në BBV, modelja: E quajte manjak, por kur të erdhi me banane te goja…

Apr 23, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Françeska Muratit  dhe Heidi Baçit, në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

franceska heidi bbv debat manjak banane

Modelja i ka thënë Heidit se edhe pse disa ditë më parë e quajti Liam Osmanin manjak, ka 3 ditë rresht që ka qeshur me këtë të fundit.

“Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe”, iu drejtua Françeska-Heidit, ndërsa kjo e fundit mohoi diçka të tillë, duke thënë se ka debatuar me Limin dhe nuk ka qeshur.

Sipas modeles, Heidi pas këtij veprimi ka nxjerrë fytyrën e vërtetë, duke i thënë “ti je falso moj Heidi. E nxore maskën për 2 sekonda”.

Pjesë nga debati:

Françeska: E ke futur në lojë Romeon me të ruajtur.

Heidi: Unë si kam thënë gjë, madje ai më ofendoi mua

Françeska: Ke ndërruar krevatet, ke dalë jashtë në prime sepse nuk mund të rrije me Liamin, kaq manjak ishte ai. Duke u futur Lidi me të ruajtur, duke u futur Romeo me të ruajtur. Ti duke qeshur me Liamin në mes të kuzhinës 3 ditë rresht, unë të kam parë vetë me Rozën

Heidi: Je në autobus

Françeska: Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe

Heidi: Nuk më qeshte, ne debatuam

Françeska: Ti je falco moj Heidi. E nxore maskën për 2 sekonda. Ke 3 ditë rresht që qesh me Liamin.  E ke bërë burrin e huaj të qajë te dhomë e rrëfimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura