Thirrje për të bojkotuar videon e re të Katy Perry

Mar 30, 2012 | 19:22
SHPËRNDAJE
Wolf- Perry

Një shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të femrave ka sulmuar këngëtaren Katy Perry për transformimin e saj në një marinse në videon më të re muzikore, Part of Me.

Naomi Wolf, autore e librit “The Beauty Myth”, thotë se imazhet e kengetares së veshur si marinse nxisin dhunën. Ajo ka bërë thirrje për një bojkot të videos së Perry.

Nga ana tjetër këngëtarja ka thënë se video e saj bën fjalë për një histori dashurie të marrë fund, është një manifestim femëror, dhe një afirmim i fuqisë së femrës

Shkrimtarja Wolf pohoi se “Part Of Me” është një nga videot më agresive që ka parë ndonjëherë.

Wolf, e cila ka qenë një nga të arrestuarat e lëvizjes “Okupojmë Wallstreet”, një vit më parë,  sipas Fox Neës është duke bërë thirrje për ndalimin e transmetimit të videos.

Ajo e ka quajtur të tërën si propagandë për marinsat, ndërsa ka shtuar, se është mjaft e interesuar të zbulojë nëse ajo është paguar për ta bërë këtë video.

Është e turpshme…unë do të sugjeroja ta bojkotonim këtë këngëtare (megjithëse e pëlqej), nëse ndiheni të ofenduar nga glorifikimi që i bëhet dhunës”- shkruan ajo në Facebook.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura