Thaçi vizitoi familjen e policit të vrarë, Zymberi

Jul 30, 2011 | 16:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.

Thaçi pasi i ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, familjes Zymberi, ka ritheksuar se “sakrifica e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në mbrojtje të kufijve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Enver Zymberi pjestar i Policise së Kosovës, ndërroi jetë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme serbe që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendkalimet kufitare në veri të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura