Thaçi në Uashington, të marten takon Obamën

Mar 31, 2012 | 12:11
SHPËRNDAJE

Këtë të martë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Ai është  është nisur sot për në SHBA.

Delegacioni i Kosovës mësohet se do të zhvillojë takime edhe me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, Sekretaren Hillary Clinton, ish-sekretaren Madeline Albright dhe kongresistë e senatorë të tjerë. Ndërsa, me ftesë të ambasadorit Cristopher Hill do të qëndrojë në Denver, ku do të mbajë ligjërata në dy universitete.

Thaçi do të qëndrojë edhe në Neë York ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura