Thaçi në Bruksel, takohet me Ashton dhe Fyle

Feb 29, 2012 | 19:34
SHPËRNDAJE

Me ftesë të shefes për politikë të jashtme të BE-së, baroneshës Kethrin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të mërkurën për vizitë zyrtare në Bruksel.

“Kryeministri Hashim Thaçi do të pritet nga baronesha Kethrin Ashton, komisionari i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha”, bën të ditur komunikata që ka bërë publike kabineti i kryeministrit.

Vizita e kryeministrit të Kosovës, vjen vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajon. Marrëveshja është kritikuar ashpër nga opozita në Kosovë, ndërsa ka marrë mbështetje dhe vlerësime pozitive nga faktori ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura