Thaçi: Fakte për strukturat paralele në veri

Aug 31, 2011 | 12:45
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se gjatë aksionit në veri, sot në mëngjes, janë konfiskuar fakte të rëndësishme të funksionimit të strukturave paralele në veri të vendit.

“Operacioni nuk ka mbaruar ende dhe nuk do të dëshiroja të komentoj për këtë, por mund të them se janë konfiskuar fakte të funksionimit të strukturave ilegale dhe paramilitare si armatim, i cili është shfrytëzuar gjatë veprimeve të tyre terroriste”, ka thënë Thaçi, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se organet përgjegjëse të Kosovës kanë përgatitur padi penale për disa persona, për të cilët ekzistojnë fakte se janë përgjegjës për cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës gjatë 12 vjetëve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura