Territorialja, LSI: Kryereforma. Jo prapavijë politike

Mar 31, 2014 | 12:47
SHPËRNDAJE

Petrit Vasili
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim, duke vleresuar rendesine e madhe qe ka per vendin reforma territoriale ka bërë thirrje edhe njehere për realizmin sa më të shpejtë të saj.

Ne nje deklarate per media, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili e cilësoi reformen një domosdoshmeri për t’i dhene funksionalitet dhe eficence më të madhe pushtetit vendor. 

“LSI është e hapur për çdo kontribut në shërbim të reformës territoriale, pasi është kryereforma. Reforma territoriale nuk është me prapaskenë politike, por është jetike për shqiptarët. Ajo ndalon abuzivizmin dhe çdo vetëpërjashtim është kundër interesit të shqiptarëve”, tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura