Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë u ndje nga 10 milion njerëz. Flet sizmologu serb: Çfarë pritet

Nov 26, 2019 | 18:15
SHPËRNDAJE

Tërmeti me magnitudë prej 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë herët në mëngjes është ndier në të gjithë Serbinë. 

Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (6)

Zëvendësdrejtori i Institutit Sizmologjik të Serbisë Branko Dragicevic i tha Tanjug se tërmeti u ndje veçanërisht në territorin e Kosovës.

“Tërmeti u ndje në të gjithë Serbinë, veçanërisht në provincën jugore serbe, deri në Beograd. Ai u ndje edhe nga qytetarë të Malit të Zi, Itali, Maqedonisë Veriore, Greqi, Bullgari … Vlerësohet se mbi 10 milion njerëz ndjejnë këtë dridhje të tokës”, tha Dragiceviç. Ai shtoi se më shumë aktivitet sizmik pritet pas këtij tërmeti të fuqishëm.

Dragiceviç thotë se pas tërmetit të sotëm, qindra më të vegjël mund të priten.

“Në Shqipëri dhe rajon, aktiviteti sizmik do të zgjasë me muaj pas tërmetit këtë mëngjes, dhe qindra e qindra ngjarje të mëvonshme sizmike do të ndodhin pas tërmetit kryesor”, thotë seizmologu Branko Dragicevic.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura