Tërhiqet Mark Frroku, kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit

Nov 27, 2015 | 8:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti kontrovers, Mark Frroku i ka bërë një kërkesë Kuvendit që t’i hiqet mandati i deputetit. Kërkesa ka ardhur nga avokati i tij, Saimir Vishaj drejtuar Kuvendit.

FrrokuNë këtë mënyrë, deputeti Frroku, i cili akuzohet për vrasje në Belgjikë dhe që prej gati 7 muajsh gjendet i burgosur, ka vendosur të heqë dorë nga mandati.

Nuk dihet ende pse ky vendim i Frrokut, në një kohë që avokati i tij ka bërë çmos që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mandateve, të mbetej sërish deputet.

Këshilli i Mandateve u mblodh në muajin tetor për të diskutuar heqjen e mandatit të Frrokut.

Mirëpo në Kushtetutë thuhet se heqja e mandatit të deputetit ndodh kur ai e kërkon vetë, kur ai humb jetën dhe kur mungon 6 muaj pa arsye.

Avokati i Frrokut argumentoi se klienti i tij e kishte një arsye të fortë për mungesat në Parlament, pasi gjendet i burgosur.

Për këtë arsye Këshilli i Mandateve vendosi ta çojë mandatin e Frrokut në Kushtetuese për interpretim, bashkë me votat e opozitës.

Nëse Këshilli i Mandateve vendos për heqjen e mandatit të Mark Frrokut, atëherë vendin e tij do ta zërë vëllai, Arben Frroku, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

Momentalisht Arben Frroku gjendet në arrati, pasi u lirua nga Gjykata e Krimeve të rënda nga akuzat dhe u largua nga Shqipëria përpara vendimit të Apelit.

Kerkesa e Frrokut
Kerkesa e Frrokut

12270044_10208179439632502_

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura