Tërhiqen themeluesit e “Tirona Fanatics”: Ia lëmë drejtimin brezit të ri

May 20, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

Thelemuesit e grupimit Tirona Fanatics jane terhequr nga drejtimi i skuadres duke ia lene vendin brezit te ri. 


Ne nje deklarate per mediat ata shprehen se “Sot, ata që e nisën gati 10 vjet më parë, bëjnë një hap mbrapa me kokën lart, për t’ja lënë këtë trashëgimi të paçmuar brezave të rinj”. 

Deklarata e plote 

Gati 10 vjet më parë, ajo që na bashkoi ishte dashuria dhe pasioni për ngjyrat bardheblu. 8 janari i vitit 2006 nuk shënoi thjesht lindjen e një tifo-grupi, por i dha një formë të re tifo-skenës shqiptare. Besnikëria ndaj ngjyrave, ndershmëria ndaj njëri-tjetrit dhe pasioni për të kënduar 90 minuta, për të mbështetur ekipin në çdo cep të Shqipërisë dhe me çdo kusht, pavarësisht rrethanave dhe rezultatit, ishte guri i themelit të mentalitetit ‘ultras të organizuar’ në stadiumet tona. Spektakli i garantuar në tribuna ishte jo thjesht leksion, por model evoluimi për vete e për të tjerët.

Në çdo stadium a fushë sportive, 
në çdo transfertë në veri a në jug, 
në çdo paraqitje në tribuna në borë, shi a diell, 
në çdo gëzim fitoreje e në çdo humbje në shtëpi, 
në çdo sanduiç të ndarë përgjysëm, 
në çdo koreografi, flamur a flakadan, 
në çdo transfertë me mijëra kilometra jashtë vendit, 
në çdo kortezh me çunat bardheblu, 
në çdo brohoritje, në çdo gur të marrë pas shpine në rrethe, 
në çdo transfertë me 1 furgon a në karshinë e mbushur plot, 
në çdo shkop gome e tek çdo rajon policie, 
tek çdo baner, çdo protestë, çdo shok që kemi humbur rrugës… 
është skalitur me gërma të arta historia e “TIRONA FANATICS”.

Sot, ata që e nisën gati 10 vjet më parë, bëjnë një hap mbrapa me kokën lart, për t’ja lënë këtë trashëgimi të paçmuar brezave të rinj. 
Për të mos shkelur mbi veten, për të mos tradhtuar parimet e shenjta që i ndoqëm që nga themelimi. Për të mos u bërë karikaturë e vetes, një grupim i zakonshëm si ata që u krijuan në vitet pas 2006. 
Kush ka sy, shikon. Kush di, kupton. 
Themeluesit e “TF’06” japin dorëheqjen nga drejtimi, organizimi dhe menaxhimi i tifo-grupit me besimin e plotë se e ardhmja dhe vazhdimësia e tij është në duar të sigurta.

Askush nga ne nuk ka emër, asnjë nuk ka fytyrë. Përfaqësohemi nga logoja jonë zyrtare. Do jemi aty gjithmonë, në mbështetje të Tironës tonë, Tironës së Modhe. I përulemi Zotit që na bëri bardheblu, falenderojmë ty që po na lexon, ti që ke gëzuar dhe vuajtur me ne, në vite të bukura e të vështira. 
Së shpejti festojmë 10-vjetorin, dekada të tjera historie na presin. Një histori, të cilën do jemi krenarë t’ua tregojmë fëmijëve e nipërve. Me mburrje do themi: 
Ne ishim dhe jemi TIRONA FANATICS. T’parët, t’vetmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura