Tentoi t’i rrëmbejë vajzën 4-vjeç nënës nga duart, Gjykata mbyll në psikiatri 20-vjeçarin

May 25, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20 vjeçarin Paulo Veliku, i cili tentoi t’i rrëmbente nënës ngas krahët fëmijën 4-vjeç.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në Korçë, në lagjen nr. 17 të qytetit, ku Veliku iu afrua nënës me vajzën, duke e marrë këtë të fundit me dhunë e më pas tentoi të largohej me vrap.

gjykata korce

Ai u kap vetëm disa metra nga vendi i ngjarjes nga disa banorë të lagjes, të cilët e mbajtën të bllokuar deri në ardhjen e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura