Tentoi vjedhjen, goditet për vdekje nga pronarët

Jan 31, 2012 | 18:41
SHPËRNDAJE

Një i ri ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me grushta dhe sende të forta nga pronarët e një dyqani të cilin dyshohet se ai po tentonte ta vidhte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut “çam” në Tiranë. Vetem pak minuta pas ngjarjes policia konfirmoi se viktima ishte Klajdi Metko, i cili kishte edhe precedente te meparshem per vjedhje.

Mendohet se vitktima është i moshës 20-25 vjeç.

Policia ka bërë shoqërimin e dy biznesmeneve  të cilët kanë goditur për vdekje të riun. Policia po heton për  rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura