Tentoi të godiste gjykatësen gjatë seancës, Gjykata e Fierit vendos arrest me burg për 63-vjeçarin

Apr 15, 2024 | 14:05
SHPËRNDAJE

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur arrest me burg për shtetasin J. K, për veprën penale “ Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

gjykata-fier

63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

LEXO EDHE: “Është prona ime”- Kundërshtoi vendimin dhe pasi ofendoi gjyqtaren, tentoi ta godasë! Ç’ndodhi gjatë seancës gjyqësore, arrestohet 63-vjeçari

Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “ arrest me burg” për personin nën hetim.

4ed4a8cb-16cd-4397-8b5c-007011de430b de782214-63ac-4a02-ba5a-b6e01f536b4a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura