Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç thirrje serbëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim!

Dec 11, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai tha se mesazhi i tij për serbët e Kosovës është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë të “detyruar t’i ngrenë barrikadat”.

vucic

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura