Tensionet në Veri, Presidenti Bajram Begaj telefonon Vjosa Osmanin: Shtyrja e zbatimit të reciprocitetit shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës

Aug 1, 2022 | 14:00
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vijim të ngjarjeve që krijuan tension në Veriun e Kosovës.

Sipas zyres se shtypit te Presidentit, gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Presidenti përshëndeti “vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët”.

655e1ad9-bf5e-431b-a38d-4267ea0c7d3e

“Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm.

Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te Presidentit Begaj.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.” – nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura