Temperaturat e nxehta, një sipërfaqe ullishte përfshihet nga flakët në Sarandë

Jun 24, 2021 | 15:53
SHPËRNDAJE

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte në zonën e Volloderës më Sarandë.

Mësohet se janë djegur qindar rrënjë ulluri dhe vreshtari.

Dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në zonë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Më herët gjatë ditës së sotme, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi se me temperaturat e larta në vendin tonë, disa qarqe rreziku është më i lartë për përfshirjen nga flakët të zonave pyjore.

Një prej qarqeve që rrezikonte ishte dhe ai i Gjirokastrës ku përfshihet dhe qyteti i Sarandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura