Teherani mbyll hapësirën ajrore, Merkel në ajër

May 31, 2011 | 15:19
SHPËRNDAJE

Teherani mbyll hapesiren ajrore per aeroplanin e kancelares Angela Merkel, duke e lene ate ne ajer per disa kohe. Pas ngjarjes ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle, tha se Gjermania ka therritur  ambasadorin iranian për shpjegim.

Zonja Merkel udhëtonte sot për në Indi, kur ishte detyruar të qarkullonte mbi Turqi, për afro dy orë, pasi Irani e kishte tërhequr lejen për kalim të hapësirës ajrore.

Shtefan Zibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se “ne kurrë nuk kemi përjetuar diçka të, këtillë” dhe e ka përshkruar incidentin si “të pazakonshëm”.

Pas negociatave, ku ishin involvuar autoritetet e Turqisë dhe të Gjermanisë, aeroplani ishte lejuar ta vazhdoj fluturimin mbi Iran, për në Nju Delhi të Indisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura