Teatri Kombëtar/ Zbardhet loja me statusin e godinës prej vitit 2000-2020, të majtë dhe të djathtë nuk e mbrojtën. Pse u hoq nga lista e monumenteve

May 18, 2020 | 15:37
SHPËRNDAJE

Ka qenë apo nuk ka qenë Monument Kulture. ‘Të djathtët’ e trumpetojnë si monument, ‘të majtët’ që nuk ka qenë monument dhe madje edhe ‘të djathtët’ e kanë lënë jashtë listës së monumenteve.

Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës
Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës

Të dyja palët janë përpjekur t’ia lënë topin në derë njëri-tjetrit, duke e lënë qëllimisht godinën e Teatrit Kombëtar të rrënohej në atë derexhe, saqë e lodhur, e braktisur, gati-gati nuk bëri asnjë rezistencë kundër dhëmbëve të fadromave. Një seri dokumentesh të publikuara nga “Lëvizja Vetëvendosja-Shqipëri” na qartësojnë mbi statusin e kësaj godine, me të cilën është luajtur, herë brenda e herë jashtë listës apo zonës së mbrojtur.shkresa teatri

Në vitin 2000 godina ndodhet brenda Ansamblit Monument Kulture, në vitin 2004, në një listë monumentesh të kategorisë II, firmosur nga drejtori i atëhershëm Gjerak Karaiskaj, figuron ndërtesa, veçse përbri shkruhet “e pavlerë”.

Ky pingpong vijon deri në vitin 2018, kur rikthehet beteja e nisur 20 vite më herët, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, çka u arrit dje, në orët e para të mëngjesit.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhrin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, data 5 mars 2007
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhrin që shpall zyrtarisht Teatrin  Kombëtar
(listuar me nr. 44) si
Monument Kulture i
Kategorisë së Dytë,
data 5 mars 2007

2

KRONOLOGJIA E STATUSIT LIGJOR TË TEATRIT KOMBËTAR 2000–2020

13 prill 2000 

Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 180 për “Shpalljen Ansambël Monument Kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës”. Harta shoqëruese e këtij vendimi u realizua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe kompleksi i Teatrit Kombëtar është shënuar me nr. 32 si objekt i mbrojtur brenda Qendrës Historike. Ky vendim u bazua mbi ligjin nr. 7867, datë 12.10. 1994, “Për mbrojtjen e pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme”. Leja origjinale e ndërtimit për kompleksin e “Teatrit Kombëtar” u dha nën qeverinë e mbretit Zog I në vitin 1938.

3

07 prill 2003

Miratohet Ligji i ri nr. 9048 “Për Trashëgiminë Kulturore”, që zëvendëson ligjin e vitit 1994. Me ligjin e ri kërkohet një vendim i veçantë për secilin objekt për të bërë kategorizimin si monument kulture i kategorisë së parë ose të dytë.

18 maj 2004

Instituti i Monumenteve të Kulturës i dërgon një shkresë zyrtare Ministrisë së Kulturës, duke listuar objektet e Qendrës Historike të Tiranës. Në këtë shkresë, kompleksi i Teatrit Kombëtar mban numri 70 në listën e Monumenteve të Kategorisë së Dytë. Absurdi dhe kundërthënia ligjore qëndron te fakti që edhe pse e kanë shpallur kompleksin e Teatrit Monument Kulture të Kategorisë së Dytë, në krah të emrit, aty ku për objektet e tjera shënohet adresa, për Teatrin Kombëtar është vendosur shënimi “objekt pa vlerë”, pa dhënë asnjë arsye shkencore dhe teknike për këtë shënim. Pra, edhe Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, edhe “objekt pa vlerë”!

5 mars 2007

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhrin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, por nuk vendoset emri i objektit

16 korrik 2015

Instituti i Monumenteve të Kulturës shpall në mbrojte paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar. Në këtë urdhër, Teatri Kombëtar është i pari në listën e objekteve të shpallura në mbrojtje paraprake, status ky që me ligj i përket objekteve me “vlera të spikatura”.

12 prill 2017

Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 325 për të ndryshuar kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar territorin dhe duke nxjerr jashtë kufijve disa objekte, përfshirë edhe kompleksin e Teatrit Kombëtar në mënyrë krejt arbitrare.

14 prill 2017

Miratohet Plani i Përgjithshëm vendor i Bashkisë së Tiranës nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri, dhe Qendra Historike e Tiranës rikthehet në kufijtë e vitit 2000, duke përfshirë edhe një herë brenda saj Teatrin Kombëtar.

20 shtator 2018

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miraton ligjin nr. 37/ 2018 për përcaktimin e procedurës së veçantë për ndërtimin e një teatri të ri duke shembur Teatrin Kombëtar.

3 tetor 2018

Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 582 për të ndryshuar sërish kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar edhe më tej territorin dhe duke lënë edhe një herë jashtë kufijve të Qendrës Historike Teatrin Kombëtar dhe objekte te tjera si Muzeu Historik Kombëtar, Stadiumi, Kulla e Sahatit etj.

24 korrik 2019

Presidenti depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin nr. 37/2018 për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri tek i njëjti truall.

24 mars 2020

Organizata pan-evropiane “Europa Nostra” shpall Teatrin Kombëtar si një nga 7 vendndodhjet e trashëgimisë kulturore në rrezik në Evropë, duke i njohur kompleksit ndërtimor vlerat e jashtëzakonshme arkitektonike, si hapësirë publike integrale e aksit qendror monumental të qytetit të Tiranës. Sipas vendimit të “Europa Nostra”, rreziku që i kanoset Teatrit Kombëtar është pikërisht tentativa për ta shembur.

8 maj 2020

Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 377. për kalimin e pronësisë së pasurisë “Teatri Kombëtar” nga shteti te Bashkia e Tiranës, me qëllim shembjen e kompleksit aktual dhe ndërtimin e një objekti të ri.

14 maj 2020

Presidenti depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Vendimit nr. 377 të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të pasurisë “Teatri Kombëtar”.

14 maj 2020

Këshilli Bashkiak i Tiranës merr vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

17 Maj 2020

Shembet godina e Teatrit Kombëtar.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura