Të vuash për bukurinë

Sep 30, 2013 | 15:02
SHPËRNDAJE

E moshuara kineze 102-vjeçare, ndër gratë e fundit me këmbë të lidhura, e mbetur gjallë
Rreth 2 milionë gra kineze mendohet të kenë lidhur këmbët për të zvogëluar numrin. Këmba e vogël ishte shenjë bukurie dhe jepte më shumë mundësi të martoheshe me një burrë të pasur.

Një 102-vjeçare mendohet të jetë një nga gratë e pakta të mbetura në Kinë, që ka këmbë të lidhura. Han Qiaoni nga Yuxian, në provincën Shanxi në Kinën veriore, kishte këmbë të thyera dhe të lidhura kur ishte vetëm dy vjeç. Ajo thotë se nëna e saj përdorte një leckë të gjatë për të mbështjellë gishtat e këmbëve pas shputës, pa gishtin e madh, kështu që ata ngjesheshin pas tabanit.
Sipas Han, asaj iu deshën gjashtë muaj para se të ishte në gjendje të ecte si duhet dhe të përballonte dhimbjen. Miliona gra kineze lidhnin këmbët e tyre për të arritur përmasat e 76 mm të zambakut të artë. Të kishe këmbë të vogla ishte shenjë bukurie dhe shpesh e vetmja mënyrë për një grua të martohej me pasuri.
Fillimisht praktika u ndalua në vitin 1912, por shumë familje vazhdonin t’u lidhnin fëmijëve këmbët, kur ishin të vegjël, në fshehtësi. Sipas “Daily mail.co.uk”, kjo praktikë datohet prej dinastisë Song mes viteve 960-1279.
Li Yu, që drejtoi Kinën nga 961-975, thuhet se kishte rënë në dashuri me një kërcimtare, që lidhi këmbët e saj për t’i ngjarë një hëne të re dhe kërceu “vallen e zambakut të ujit”. Gjatë dinastive të tjera, lidhja e këmbëve u bë më popullore dhe lidhej me pasurinë. Vajzat e fshatrave i lidhnin këmbët, që të martoheshin me një burrë të pasur. Komiteti i parë kundër lidhjes së këmbëve është formuar në Shangai nga një prift britanik në 1874. Në 1912 praktika u ndalua, ndërsa prej vitit 1915 inspektorët lëshonin gjoba për këdo që kishte lidhur këmbët.

Këmbët e 102-vjeçares
Mendohet se rreth 40-50% e grave kineze ka lidhur këmbët gjatë shek. XIX, megjithatë mundet që të gjitha vajzat e lindura në shtresat e larta të shoqërisë t’i jenë nënshtruar kësaj praktike. Mendohet që ky numër të shkojë në 2 milionë gra dhe në disa Liuyicun, kjo praktikë ka vazhduar, pavarësisht se ishte e paligjshme.
Megjithatë, edhe pse në Kinë shihej si shenjë bukurie, disa ekspertë thonë se kjo i bënte gratë më të varura ndaj burrave. Lidhja nuk lejonte rritjen e mëtejshme të këmbëve, kështu që ato nuk mund të shkonin më shumë se 76-101 mm. Një këmbë që ishte 76 mm quhej “lotus i artë”, ai që ishte 101 quhej i argjendtë.
Kockat e fëmijëve janë më të lehta për t’u thyer, kështu që lidhja e këmbëve niste në një moshë më të re se 2 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura