Të përndjekurit, skemë e re për paratë

Jun 30, 2011 | 9:29
SHPËRNDAJE

Qeveria ka miratuar skemën përfundim-tare të mënyrës se si do të ndahen në vitet e ardhshme këstet e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.Për tetë vitet në vijim, ish-të përndjekurit do të përfitojnë këste të barabarta me këstin e parë, i cili nuk do të jetë më i madh se 1 milion lekë. Njëkohësisht përfituesit e parë të këstit të dytë do të jenë të sëmurët dhe ish-të dënuarit të mbetur gjallë, që janë mbi 65 vjeç e më pas familjarët.
Skema e shpërndarjes
Skema e shpërndarjes së kësteve të dëmshpërblimit për subjektet përfituese është ndarë për 8 vite. Afati i shpërndarjes së këstit të dytë fillon pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë; afati i shpërndarjes së këstit të tretë fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të dytë për të gjitha subjektet përfituese; afati i shpërndarjes së këstit të katërt fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të tretë për të gjitha subjektet përfituese; afati i shpërndarjes së këstit të pestë fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të katërt për të gjitha subjektet përfituese; afati i shpërndarjes së këstit të gjashtë fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të pestë për të gjitha subjektet përfituese; afati i shpërndarjes së këstit të shtatë fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të gjashtë për të gjitha subjektet përfituese; afati i shpërndarjes së këstit të tetë fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të shtatë për të gjitha subjektet përfituese. “Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan këstin e dytë të dëmshpërblimit dhe këstet e tjera në vijim për çdo subjekt përfitues, sipas ligjit, me radhë përparësie. Të dënuarit politikë, të mbetur gjallë me moshë mbi 65 vjeç dhe të dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, të cilët vuajnë sëm-undje të rënda. Llojet e dokumentacionit ku vërtetohet gjendja e rëndë e subjektit përfitues dhe procedurat e paraqitjes së tyre përcaktohen me udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Shëndetësisë”, thuhet në vendim.

Përfitimi

Sipas vendimit, këstet do të jenë në shuma të barabarta. Në çdo rast, vlera e këstit të dëmshpërblimit është jo më e vogël se 100 mijë lekë dhe jo më e madhe se 1 milion lekë. Afati i shpërndarjes së këstit të dytë fillon pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë.

Kësti 2

Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan këstin e dytë të dëmshpërblimit dhe këstet e tjera në vijim për çdo subjekt përfitues, sipas ligjit, me radhë përparësie. Të dënuarit politikë, të mbetur gjallë me moshë mbi 65 vjeç dhe të dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq.

 

ERALD KAPRI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura