Të pastrehët: Përfituesit e 4836 kredive në 65 qytete

Sep 30, 2012 | 11:22
SHPËRNDAJE

Enti Kombëtar i Banesave rifreskon shifrat deri në shtator. Janë  14 894 kërkesa në gjithë vendin për programin 2-vjeçar.

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve publikon situatën, kredi/aplikime deri në shtator 2012.

Qarku Tiranë 4 193 aplikime dhe i jepen 1 402 kredi në dispozicion.

Programi i banesave me kosto të ulët, i zbatuar nga qeveria shqiptare, parashikon 4 836 kredi me interesa të leverdishme për qytetarët e pastrehë në të gjithë vendin.  Në një rifreskim që u ka bërë të dhënave Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve për ecurinë e programit dyvjeçar, jep edhe detajet lidhur me mënyrën se si do të shpërndahen kreditë për 12 qarqe dhe aplikimet që janë bërë nga familjet e pastreha. Korrigjimi i fundit te të dhënat rezulton të jetë bërë në muajin shtator, pas shifrave që kanë dërguar të gjithë bashkitë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura