Takimi Jahjaga- Nikoliç i njëjtë si Thaçi- Daçiq

Jan 31, 2013 | 21:50
SHPËRNDAJE

Takimi i presidentit serb, Tomisllav Nikoliç dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që do të mbahet në Bruksel, do të jetë i njëjtë si ai i kryeministri Thaçi dhe kryeministrit Daçiç.

Sipas informatave që ka siguruar “Tanjug” nga udhëheqësit ndërkombëtarë, ky takim supozohet që do të ketë katër takime të ndara me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Ende nuk dihet për çfarë tema do të diskutojnë Jahjaga dhe Nikolliç, por sipas mediave serbe interesi i të dyja palëve mbetet dialogu Prishtinë – Beograd.

Sipas analistëve serb, ky takim nuk do të ndryshojë asgjë mes Prishtinës dhe Beogradit.(zeri)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura