Tahiri: Kriminalitetin dhe korrupsionin na e latë ju

Oct 31, 2013 | 12:22
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar pas fjales se Berishes ne Kuvend, duke pranuar se ai e kushdi tjeter ne qeveri eshte i hapur per tu perballur me drejtesine, duke kerkuar nga opozita te mos shndërrohet në avokat të fshehur të atyre që deri dje bënin qejf me ta e sot po struken cepave nga kontrollet e policisë.  

“Kolektivisht mbajmë përgjegjësi të gjithë bashkë për Shqipërinë që duhet të ndërtojmë dhe sigurinë që duhet t’i garantojmë qytetarëve. Nga një kryeministër që kishte një ndjesë publike për katastrofën e kriminalitetit që e le vendin, më vjen mirë që shprehni shqetësim për aksidentet i nderuar deputet Berisha, është rrezik dhe shqetësim madhor pasiguria në rrugë, po tregojini shqiptarëve cfarë keni bërë deri më sot, nuk jeni cuar kurrë si kryeministër për situatën e aksidenteve në vend. Ne kemi filluar ta adresojmë bashkë me qeverinë dhe do ia arrijmë të ulim numrin e aksidenteve, po na keni lënë policinë rrugore më të korruptuar. Nuk jeni përgjigjur kurrë as kur badigardi i djalit tuaj plagoste me armë njerëz në lokalet e Tiranës. Do kisha preferuar të coheshin këtu e të falënderonit 6 mijë policët që i dhanë fund paligjshmërisë që ngritët ju. Nuk merrnin asnjë masë për të mbyllur biznesin e paligjshëm, që u kthye në fole kriminaliteti. Unë përgjigjem për gjithçka mbulon detyrën time, do ishte shumë mirë sikur t’i bashkoheshit përpjekjes së policisë për të mbyllur atë biznes se po shkatërron familjet shqiptare. Sa i takon cdo aludimi lidhur me mua e cilindo prej nesh jemi të hapur, na keni këtu për cdo përgjigje, përballemi me ju e drejtësinë për cdo gjë, jepini vetes shansin të tregoni që jeni bashkë me ne në luftën kundër krimit e mos u shndërroni në avokat të fshehur të atyre që deri dje bënin qejf me ju e sot po struken cepave nga kontrollet e policisë” tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura