Tadiç: Djegia e Jarinjës, vepër e grupeve kriminale të Kosovës

Jul 29, 2011 | 18:46
SHPËRNDAJE
Tadiç duke folur per RTV B92

Presidenti serb, Boris Tadiç në një intervistë ekskluzive për RTV B92 në Beograd, thotë se djegia e pikës kufitare në Jarinjë, është vepër e grupeve kriminale të Kosovës, të përbëra nga serbë dhe shqiptarë etnik.

Ai shtoi se është një fakt i njohur që  “grupet kriminale nga Kosova dhe Metohija kanë lidhje të forta me Prishtinën”.

Kjo është me rëndësi të madhe lidhur me hetimet për gjetjen e atyre që dogjën pikën e kontrollit në Jarinjë, duke shtuar se ky është një akt që shkon krejtësisht në kundërshtim me interesat e Serbisë.

“Nuk është aspak e pamundur që dikush nga Prishtina ta ketë bërë atë,” tha Tadiç.

Këto ngjarje nuk ishin në inters të Serbisë, shprehet në intervistë Tadiç, duke shtuar se pozita ndërkombëatre e Serbisë është dobësuar menjëherë. Megjithatë Tadiç shprehet se është i bindur se institucionet hetimore do të gjejnë se kush qëndron pas djegies së pikës kufitare në Jarinjë.

Presidenti Tadiç ka kritikuar ashpër edhe qëndrimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, dhe përfaqësuesit ndërkombëtar, Piter Feith.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura