TABELAT/ Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë

Feb 12, 2017 | 19:45
SHPËRNDAJE

Deri më 31 maj është afati i ri për rivlerësimin e shtëpive dhe pronës me taksë të ulur 2 për qind.

shtepite-taksat

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se janë 27 mijë qytetarë që kanë aplikuar në hipoteka, duke përfituar 156 milionë dollarë nga rivlerësimi i shtëpive me tatimin e ulur në 2 për qind, nga 15 për qind që ishte më parë.

Nga zyrat e hipotekave, ministri i Financave ftoi qytetarët të bëhen pjesë e procesit me qëllimin për të përfituar nga ulja e taksës.

Tatimi që do të paguhet llogaritet nga diferenca e çmimit të mëparshëm të shtëpisë në momentin që është blerë apo privatizuar dhe çmimit të sotëm, i llogaritur sipas çmimeve të reja fiskale.

Gazeta boton sërish tabelën me çmimet fiskale të Tiranës që përdoren nga hipoteka për rivlerësimin e apartamenteve në mënyrë që çdo qytetar të llogarisë shumën që do të paguajë.

zona1

zona3

zona5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura