Tabaku: Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë

Apr 30, 2013 | 16:15
SHPËRNDAJE
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku

TIRANE- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, nga selia e Partisë Demokratike tha sot se ish kreu i Bashkisë, Edi Rama, siç e quajti ajo, humbësi i madh, po përpiqet të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi ka frikë nga kryeqytetasit.

Tabaku renditi disa arsye se pse Rama po kërkon të shmangë kandidimin e tij në Tiranë në zgjedhjet parlamentare. Ndër ta, sipas saj, është djegia e Tiranës më 21 janar, lejet e ndërtimit që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, pallati i bashkëshortes së tij, zhdukja e terreneve të gjelbërta, parqeve të lojrave apo rrugëve të shtruara që u ka dalë asfalti elektoral.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se, Rama ka frikë nga një dështim tjetër spektakolar, si ai i para dy viteve, ndaj nuk ka qytet, komunë apo fshat të Shqipërisë që të dojë kandidimin e Ramës, pasi kudo ku ai shkon ndjell humbje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura