Supermodelja botërore Lu Sierra vjen në “Tirana Art Days”

Sep 30, 2012 | 12:56
SHPËRNDAJE

Në vitin 2007 ajo mbërriti për herë të parë në Tiranë dhe u bë personazhi më i përfolur pasi një modele me ngjyrë veshi fustanin me simbolin e flamurit shqiptar kuq e zi, të dizenjuar nga Mirela Nurçe, në një sfilatë të asaj kohe. Ky imazh është gdhendur në kujtesën e të gjithëve, dhe u bë kryelajm pasi atë e vishte supermodelja me famë botërore, Lu Sierra. Do të jetë sërish në Tiranë. Këtë herë në një event tejet mbresëlënës. I mirogranizuar deri në detaje, ku specifika është arti, në fokus do të jenë rreth 20 aktivitete të ndryshme që kanë si qëllim promovimin e kulturës dhe sjelljen në Shqipëri të gjithë emrave të njohur në botë që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. “Tirana Art Days” që organizohet nga Bashkia e Tiranës nga datat 4-6 tetor, mes morisë së ngjarjeve kulturore, do të kulmojë të shtunën e 6 tetorit me një event mode, ku stilistet më të njohura shqiptare në botë do të prezantojnë koleksionet e tyre. Bëhet fjalë për stilistet Mirela Nurçe (me banim në Shqipëri), Ema Savahl, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stilistja nga Kosova Krenare Rugova dhe stilistja me banim në Turqi, Fevziye Çamer. Këto koleksione do të prezantohen nga modelja Lu Sierra, modelet shqiptare të famshme në Amerikë Anxhela Martini, Marigona Dragusha etj. Sigurisht në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm dhe të rrallë në fushën e modës nuk do të mungojë as fotografi me famë botërore Fadil Berisha, apo edhe personalitete të tjera shqiptare që janë të suksesshme në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura