‘Arrest me burg’ për Viktor Gushin: Jam i penduar

Mar 31, 2012 | 10:39
SHPËRNDAJE
Autori i vrasjeve, Viktor Gushi

UPDATE- Autori i 16 grabitjeve, 3 plagosjeve dhe dy vrasje,ve 44- vjeçari Viktor Gushi eshte njohur sot me masën e sigurise “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranes.

Ai, raportohet se i ka thëne trupit gjykues se është i penduar, dhe se nuk e kishte menduar se mund te vinte deri ketu.

“Jam i penduar, asnjëherë nuk nisesha për të vrarë. Vidhja për një jetë më të mirë.”- është shprehur i akuzuari Gushi.

Seanca në ngarkim të Viktor Gushit  ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ai ka pranuar të gjitha veprat penale që rëndojnë mbi të. Gjatë zhvillimit të seancës mësohet se nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej familjarëve apo të afërmve të “super grabitësit”.

Ai ka saktësuar se shumë e parave që kishte arritur të grabiste ka qenë 9.5 milionë lekë të vjetra.

“Super Grabitësi” u arrestua dy ditë më parë nga policia në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Gushi ka pranuar se ka krye 16 grabitje, ka vrarë argjendarin Rrapo Islamaj, dhe arkëtaren e bankës NBG, Leonora Kaloçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura