Wikileaks, zhduken dokumentet për Shqipërinë

Aug 31, 2011 | 17:39
SHPËRNDAJE

Faqja e njohur e publikimit të dokumenteve sekrete të Ambasadës Amerikane, Wikileaks është sulmuar nga një grup hakerash.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Wikileaks ka njoftuar se është në sulm të vazhdueshëm. Si pasojë e sulmit janë zhdukur thuajse të gjitha dokumentat që Wikileaks kishte publikuar së fundi edhe për Shqipërinë. Dokumentat i përkisnin komunikimit të Ambasadës Amerikanë (ambasadorit Withers) në Tiranë dhe Departamentit të Shtetit, ku shumica prej tyre kishin në qendër ngjarja me interes të madh publik.

Shumë prej dokumenteve të publikuara ishin të klasifikuar si informacion i rezervuar apo sekret. Sulmi mendohet se vjen pas publikimit nga Wikileaks të disa dokumenteve super-sekrete të qeverisë amerikane duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e shumë njerëzve.

Organizata kundër fshehtësisë ka postuar 134.000 memorandume në internet gjatë ditëve të fundit, të cilat përfshijnë emrat e gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe akademikëve që kishin kontakte me diplomatët amerikanë, me identitete që mbanin paralajmërimin “të mbrohen rreptësisht”. Detajet e informatorëve nuk duhej të ishin zbuluar, por u bënë publike aksidentalisht pas një grindjeje mes themeluesit Julian Asange dhe ish-zëdhënësit të “Ëikileaks”, Daniel Berg Domsheit.

Kabllot përmbajnë emrat e informatorëve të qeverisë amerikane në Izrael, Jordani, Iran dhe Afganistan. Qeveritë e vendeve të konfliktit mundet t’i kenë zbuluar tashmë emrat e spiunëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura