Sulmi rus ndaj centralit në Ukrainë/ Ambasadorja amerikane në OKB: Falë Zotit, bota shmangu një katastrofë bërthamore

Mar 4, 2022 | 22:12
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se bota falë Zotit bota shmangu një katastrofë bërthamore.ambasadorja

Falë Zotit, bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore. Ne të gjithë ishim pa frymë ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale” tha ajo në një takim në Nju Jork, duke iu referuar një sulmi rus dhe kapjes pasuese të centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhya – më i madhi në Evropë.

Ambasadorja e dënoi veprimin rus si “të pamatur”, duke thënë se ai kërcënonte jetën e njerëzve në të gjithë Evropën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura