“Sulm vandal dhe terrorist ndaj “Prestige Resort”- Ilir Meta dënon aksionin e IKMT-së: Argumentet e qeverisë qesharake! Pse nuk shkon të shembë inceneratorët?

Sep 2, 2022 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar aksionin e IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort”. Sipas tij ky është një sulm vandal dhe terrorist ndaj medias së lirë.

Ish-Kreu i Shtetit thekson se argumentet që jep qeveria se gjoja nuk kishte plotësuar kushtet janë qesharake.

Ilir Meta tha se Prestige Resort është një nga resortet me te njohur te vendit, qe vete Rama e ka promovuar.

“Sot të gjithë qytetarët që kanë ndjekur mediat janë shokuar nga sulmi i paligjshëm, vandal dhe terrorist i bandës së Edi Ramës kundër një resorti gati 27 vjeçar në vendin tonë dhe që aktualisht është një ndër resortet më të suksesshëm më të promovuar, i cili është promovuar nga vetë Rama në mënyrë të përsëritur. Keni dëgjuar një pseudoargument qesharak, se resorti ishte me leje por me kusht. Ngaqë nuk ishin plotësuar kushtet, prandaj u vendos shkatërrimi në kulmin e sezonit turistik dhe ku sot do të zhvillohej një dasmë.  Si njeri i ligjit që është ai është shumë i shqetësuar që nuk gjoja nuk qenkan plotësuar kushtet të pagimit të taksave.

Këtu para jush kemi një vendim të qeverisë së tij për miratimin e lejes së ndërtimit për inceneratorin e Tiranës. Thotë miratimin me kusht të lejës së ndërtimit e kështu me radhë. Atëherë me të drejtë çdo qytetar mund të bëjë pyetjen pse nuk shkon IKMT të inceneratori i Tiranës që e ka lejen me kusht prej tre vitesh, kur dihet që atje nuk është bërë inceneratori, sepse monumenti më i madh i korrupsionit me letra deri tani në këtë vend që ka si arkitekt, ideator dhe ekzekutor Edi Ramën, jo vetëm i plotëson kushtet, por plotëson kushton për evazion”, tha Meta ne konference per mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura