Sukses në Itali, përgjysmohet interesi i borxhit

Dec 29, 2011 | 12:07
SHPËRNDAJE

Me gjithë zërat e shumtë nga ekspertë të ndryshëm monetarë se eurozona rrezikon shumë shpërbërjen dhe se euroja nuk do të ekzistojë më, Italia ia ka dalë që në më pak se një muaj të përgjysmojë interesat e borxhit të saj, që brenda nëntorit fluturuan në nivele të paqëndrueshme me mbi 7,3 për qind, duke e vendosur këtë vend (ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës), të dytin pas Greqisë që rrezikon falimentimin ekonomik. Shitjet e suksesshme të djeshme të bonove italiane e panë këtë vend të renditet sërish përkrah atyre me nivel të qëndrueshëm borxhi, pasi tregjet vendosën dje të rrisin besimin për programin e Kryeministrit teknokrat Mario Monti dhe aftësinë që do të fitojë Italia për të paguar borxhet. Në nëntor, interesat për borxhin italian renditeshin nga 6.5 në 7,5 për qind, ndërsa dje interesat shënuan 3.251 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura