Sukaj, dopietë në Champions me Sepahanin

Feb 28, 2013 | 13:14
SHPËRNDAJE

Nëse një ditë më parë shënoi Hamdi Salihi për kinezët e Jiangsu Sainti, në humbjen 5-1 ndaj koreano-jugorëve të FC Seulit, radha i ka ardhur Xhevahir Sukajt. Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka qenë autori i një dopiete nga tre golat e ndeshjes së fituar nga Sepahani ndaj Al Nasr Dubai, me rezultatin 3-0. Sukaj ka shënuar dy golat e parë në këtë sfidë, konkretisht në minutën e 22-të dhe të 80-të. Fitorja e iranianëve do të vulosej përfundimisht nga një gol tjetër, i realizuar në minutën e 86-të nga Ebrahim. Në këtë ndeshje luajti si titullar edhe Ervin Bulku, i cili u zëvendësua vetëm në minutën e 78-të të pjesës së dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura