Suarez i kërkon ndjesë Chielinit: Nuk e përsëris kurrë!

Jun 30, 2014 | 19:45
SHPËRNDAJE

Luis Suarez i kërkon ndjesë mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini, pas kafshmit në përballjen Itali- Uruguaj, që solli edhe përjashtimin e tij nga botërori dhe pezullimin për 4 muaj nga futbolli.

Pavarësisht se fillimisht Suarez e mohoi se kishte patur një kafshim, sulmuesi i dha fund spekulimeve, ku nga shtëpia e tij në Montivideo i kërkoi falje mbrojtësit italian dhe botes se futbollit. 

“Pas disa ditësh që qëndroj në shtëpi me familjen time, kam patur mundësi të reflektoj dhe të rifitoj qetësinë në lidhje me realitetin e asaj që ndodhi gjatë ndeshjes Itali- Uruguaj më 24 qershor 2014. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Unë i kërkoj falje Chielinit dhe të gjithë komunitetit futbollistik.”- është shprehur ndër të tjera Suarez.

Më tej, ai thekson se betohet publikisht se nuk do ta përsërisë kurrë një incident të këtij lloji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura