Studimi, 25% e fëmijëve jetojnë në varfëri

Sep 29, 2011 | 18:07
SHPËRNDAJE
Gjate prezantimit të studimit

Rreth 25 % e fëmijeve në Shqipëri jetojnë në varfëri, që do të thotë se ata, ushqehen keq, sëmuren shpesh, nuk argëtohen dhe kanë pak akses në arsim.

Të dhënat kanë dalë nga një studim i Institutit të Kërkimeve Urbane dhe Qendrës Kombëtare për Studimet Sociale, i mbështetur nga UNICEF, i cili u prezantua sot në Tiranë.

Në bazë të studimit, rezulton se për keta femije shpenzohet vetem 4. 891 lekë në muaj, për person, ndërsa gjendja paraqitet me e rende për 11 % të këtyre familjeve, fëmijët e të cilëve  konsumojnë 3.7 herë më pak ushqim se femijët normalë.

Fëmijet nga familjet e varfra shpenzojnë 3.9 herë më pak për shpenzimet shëndetësore dhe 4.8 herë më pak për arsimin e tyre se familjet me të ardhura normale. Këta femijë janë më të eskpozuar ndaj dhunës, por edhe ndaj braktisjes së shkollës, tregon studimi.

“Shoqeria duhet t’i siguroje, ushqim shendetesi, arsim dhe çdo gje qe i duhet nje femije. Ndihma ekonomike nuk eshte e mjaftueshme dhe nuk i jep aksesin e duhur per rritjen e nje femije me te gjitha mundesite qe atyre i duhet. Shpresoj qe ky studim t’i vleje Ministrisë së  Punes dhe te krijoje mundesine per permirësimin e saj”, tha Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri gjatë prezantimit të studimit.

Në prezantim ka marrë pjesë edhe zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra e cila tha se, rekomandimet e këtij studimi, do të shërbejnë që Ministria e Punës, por edhe institucionet e tjera, të hartojnë dhe zbatojnë politika sociale të cilat ndikojnë maksimalisht tek rritja e mbështetjes për fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura