Strategjia elektorale, PS-ja mbledh Kryesinë

Nov 30, 2012 | 10:07
SHPËRNDAJE
Selia e PS

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e saj për të diskutuar strategjinë e miratuar në Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja behet nen drejtimin e liderit te PS-se, Edi Rama dhe bashke me strategjine mesohet se ne te do te diskutohet, situata politike aktuale.

Ne mbledhjen e saj te fundit, Asambleja e Kombëtare e Partisë Socialiste  miratoi platformën për strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ekonomia, arsimi, shëndetësia jane disa nga shtyllat e programit te PS-se. Nderkohe ne te u vendos edhe për krijimin e ekipive për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do ta çojnë Partinë Socialiste në fitore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura