‘Shqetësim sulmet ndaj institucioneve të pavarura’

Jan 31, 2012 | 15:07
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeprokurori britanik Keir Starmer ka kembengulur ne pavaresine e institucioneve kushtetuese, ka shprehur shqetesim per sulmet personale dhe publike qe u behet institucioneve te pavarura dhe ka pohuar se hetimet per 21 janarin duhet te drejtohen ne menyre te pavarur nga Prokuroria.

“Si drejtues i një organi të pavarur, unë jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë, jo vetëm individët e targetuar, por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, tha ai.

Deklarata u be sot gjate nje konference per mediat, ne prani te ambasadorit te BE-se, Sekui dhe ambasadores se Britanise ne vendin tone, ne permbyllje te vizites se tij dy ditore ne vendin tone.

I pyetur konkretisht për sulmin e maxhorancës ndaj kryeprokurores, Ina Rama për hetimet e 21 janarit, ai nuk pranoi të japë detaje.

“Shpresoj që e bëra të qartë qëndrimin tim. Nuk mund të zbres në detaje të cështjeve të veçanta apo komenteve, por flas për një parim të përgjithshëm shumë të rëndësishëm. Ky zbatohet në të gjitha vendet që aspirojnë në vlerat demokratike dhe në cdo vend që respekton prokurorinë e tij. Po flas për parime universale të cilat zbatohen për këtë institucion, prokurorinë e Përgjithshme dhe kryeprokuroren që mban këtë post”- tha ai.

Sipas tij, në dritën e ngjarjeve te 21 janarit eshtë e rëndësishme që të ketë investigim të plotë gjithëpërfshirës, që është efektiv dhe jep drejtësi.

“Ky investigim duhet të drejtohet nga Prokuroria në mënyrë të pavarur, unë do insistojë për këtë gjë në vendin tim dhe do prisja që dhe vendet e tjera të kishin të njëjtën mënyrë, nuk është  rregull i vecantë, por rregull universal”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura