ZYRTARE/ Vendim surprizues, trajneri largohet nga klubi i Superiores dy ditë para ndeshjes së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 21:37

ZYRTARE/ Vendim surprizues, trajneri largohet nga klubi i Superiores dy ditë para ndeshjes së Kupës

Skerdi Bejzade e ka mbyllur me Erzenin, vetëm dy ditë para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë në çerekfinale.

bejzade

Tekniku 49-vjeçar largohet nga drejtimi i shijakasve pas vetëm 5 ndeshjesh në krye.

Ai shënoi dy humbje, një barazim dhe dy fitore me Erzenin, njëra prej tyre që ishte dhe ajo me Vllazninë në ndeshjen e parë të Kupës, që u mbyll me rezultatin 2-1.

Ishte vetë klubi shijakas që e ka dhënë këtë njoftim, duke shkruar në rrjetet sociale: “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”.

132132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"