Formacioni, me pak ndryshime në Shkodër/ Si pritet të rreshtohen blutë e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:32

Formacioni, me pak ndryshime në Shkodër/ Si pritet të rreshtohen blutë e Dinamos

Dinamo pritet të prezantohet në “Loro Boriçi” me formacionin e saj të zakonshëm. Këtë herë nuk ka skualifikime dhe dëmtime për trajnerin Dritan Mehmeti.

dinamo

Gudiabi kthehet në qendër të mesfushës, ku do të luajë bashkë me Smaçin dhe Qefalijën, ose njërin prej tyre, nëse trajneri Mehmeti vendos t’i qëndrojë besnik katërshes së avancuar në sulm, të përbërë nga Denison, Zabërgja, Vila dhe Kaçorri.

Mbrojtja do të jetë ajo e zakonshmja, me Markun dhe Lorran në krahë, si dhe Hoxhën dhe Behiratçen në qendër, para portierit Sali. Në stol, alternativat do të jenë më të shumta këtë herë. Blutë pritet në 3 që të luajnë një ndeshje shumë të kujdesshme kundër Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"