Slot në “Anfield” me skemë të re, ja si transformohet Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:50

Slot në “Anfield” me skemë të re, ja si transformohet Liverpuli

Bisedimet për pasardhësin e Jyr gen Klopit në Liverpul kanë dominuar javët e fundit të sezonit të Premier Ligës. Por tani duket se trajneri i Fejnordit, Arne Slot, do të marrë drejtimin në “Anfield” nga sezoni i ardhshëm, pasi “Reds” ranë dakord për një marrëveshje kompensimi prej rreth 9 milionë paundësh me skuadrën holandeze. 45- vjeçari është mbështetur për të udhëhequr Liverpulin drejt titullit numër 20 në Angli nga ikona e Kupës së Botës së Holandës, Xhoni Rep.

skysports-arne-slot-liverpool_6532103

Slot do t’i japë fund një periudhe të suksesshme në krye të Fejnordit, pasi kishte refuzuar një ofertë nga Totenhemi verën e kaluar, ndërsa ai la një emër të mirë edhe në kohën e tij te AZ Alkmar. Holandezi njihet si një trajner që i beson të rinjve, ashtu siç është i njohur edhe për përkushtimin e tij ndaj futbollit sulmues, i frymëzuar nga Pep Guardiola.

Por ende mbetet për t’u parë se sa guxim ai do të ketë për të kërkuar të ndryshojë stilin e lojës së Liverpulit, të cilin Jyrgen Klop e ka transformuar në një 4-3-3 me kundërpresing asfiksues. Nga pikëpamja taktike, Slot ka tendencë të preferojë të luajë me rreshtimin 4-2-3-1 ndërsa Liverpuli luan një modul 4-3-3. Gjithsesi, këto dy skema kanë pak ndryshim për sa i përket mënyrës se si duken në zotërim.

Dallimet më të mëdha me trajnerin gjerman në largim do të jenë në përzgjedhjen dhe llojin e profilit të lojtarëve që luajnë në sistem. Slot është një nga racat e trajnerëve në futboll që favorizojnë një ndërtim loje nga thellësia e mbrojtjes, duke përfshirë portierin, mbrojtësit dhe dy mesfushorët e qendrës të pozicionuar përpara mbrojtjes. Fejnordi ndonjëherë mund të duket si një 2-4 ose 2-3 kur ndërton nga pas, në varësi të dy mesfushorëve, të cilët shpesh kanë qenë Mats Viefer dhe Kuinten Timber.

Dy mbrojtësit e qendrës do të ndahen për të dhënë opsione në thellësi, ndërsa mbrojtësit e krahut zakonisht shtyjnë më tej, në të njëjtën linjë si mesfushorët qendrorë. Dy mesfushorët më pas ose do të jenë në të njëjtën linjë duke luajtur si dyshe, ose do të kenë një lojtar që qëndron më pas, me tjetrin që zhvendoset dhe shtyn më lart.

LIVER

Pastaj hapësira e krijuar mes dy sulmuesve të krahut, që qëndrojnë në pozicionet e tyre, mund të shfrytëzohet nga numri 10 në mesfushën ofensive, një detyrë që mund të provojnë ta mbulojnë Dominik Sobozlai ose edhe Kodi Gakpo, holandezi që mund të marrë një përgjegjësi më shumë me Slotin në stol.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"