Nga titulli te rënia, të dielën vendosen verdiktet e fundit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 11:23

Nga titulli te rënia, të dielën vendosen verdiktet e fundit të Premier Ligës

Java e fundit e Premier Ligës parashikohet të jetë plot adrenalinë, duke nisur nga skuadrat që luftojnë për titull deri në betejën për të shmangur rënien.

1696716025802_cc725698-df36-48d5-803a-9da10d38ae00

Mançester Siti do të shkojë në ditën e fundit me një avantazh prej dy pikësh kundër Arsenalit, por të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojnë në ndeshjet e tyre përkatëse kundër Uest Hemit dhe Evertonit për të zënë vendin e parë pas bilbilit të fundit. Kjo nuk do të jetë e vetmja garë që do të luhet të dielën, me vendet në Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës për t’u përcaktuar, si edhe një verdikt i fundit në garën e mbijetesës.

GARA PËR TITULL – Siti dhe Arsenali mbeten në garën për titull të dielën, por kampionët në fuqi hyjnë në finalen e sezonit me një shans 83.9% për të ngritur trofeun në sezonin e katërt radhazi sipas “Opta”. Siti shpallet kampion me një fitore ndaj Uest Hemit, ose me një barazim ose humbje kundër Uest Hemit, shoqëruar me një barazim ose humbje të Arsenalit kundër Evertonit. “Topçinjtë” shpallen kampionë me një fitore kundër Evertonit shoqëruar me barazimin ose humbjen e Mançester Sitit.

LIGA E EUROPËS – Me Sitin, Arsenalin, Liverpulin dhe Aston Vilën që i kanë prerë biletat e Champions-it për sezonin e ardhshëm, Totenhemi është favorit për të siguruar një biletë në Ligën e Europës me një shans 90.6% për të përfunduar i pesti. E vetmja skuadër që mund t’i arrijë në këtë pikë është Çelsi, por kjo do të kërkonte një seri disi dramatike ngjarjesh që të ndodhte. Mançester Junajtid, teknikisht është ende në gjendje të kualifikohet, por vetëm përmes Kupës FA. Skuadrës së Postekoglusë i nevojitet një fitore ose barazim kundër Shefilld Junajtidit. Ata kualifikohen edhe me një humbje me Shefilldin, por me një barazim të Çelsit ose humbje me Bornmëthin. Çelsit i duhet një fitore kundër Bornmëthit plus një humbje e Totenhemit ndaj Shefilldit. Junajtid duhet që të mundë Mançester Sitin në finalen e Kupës FA në “Uembli” më 25 maj që të presë biletën.

LIGA E KONFERENCËS – Ky grup skuadrash është gjithashtu në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës, me Çelsin favorit për të përfunduar sezonin e tyre të parë me ulje ngritje nën drejtimin e Mauricio Poçetino me një rezultat të respektueshëm, në vendin e gjashtë. Shanset e bluve qëndrojnë në 82.8% ndërsa ato të Njukasëllit zvogëlohen në 7.8%. Por Junajtid i ka afër 0%. Totenhemi shkon në Ligën e Konferencës me një humbje ndaj Shefilldit, plus fitoren e Çelsit ndaj Bornmëthit. Çelsi kualifikohet me një fitore kundër Bornmëthit plus fitoren ose barazimin e Totenhemit ndaj Shefilldit: një barazim ose humbje kundër Bornmëthit, plus një barazim ose humbje të Njukasëllit ndaj Brentfordit. Njukasëllit i duhet një fitore kundër Brentfordit, plus humbja e Çelsit me Bornmëthin. Junajtid ka nevojë për fitoren ndaj Brajtonit dhe një diferencë golash superiore ndaj Çelsit dhe Njukasëllit, plus humbjen e Çelsit ndaj Bornmëthit.

ZONA E RËNIES – Edhe pse duket e mbyllur, beteja e rënies teknikisht nuk ka përfunduar ende. Ndërsa Shefilld Junajtid dhe Bërnlej e kanë prerë biletën e tyre për t’u rikthyer në Championship, Lutoni dhe Notingem Foresti janë ende duke luftuar për të shmangur rënien. Skenari favorizon këta të fundit, falë diferencës së tyre të golave. Notingem Foresti ka nevojë për një fitore ose barazim kundër Bërnlejt. Por ata qëndrojë në Premier Ligë edhe me humbjen kundër Bërnlejt, për sa kohë që ata ruajnë avantazhin e diferencës së golave ndaj Lutonit. “Hatters” kanë nevojë për fitoren kundër Fulhamit plus një humbje të Notningem Forestit në Bërnlej dhe kapërcimin e diferencës së golave për të mos u rikthyer andej nga erdhën.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"