”LOJA EURO 24”, si të përjetoni një Europian ndryshe duke u argëtuar dhe fituar çmime në “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2024 | 11:20

”LOJA EURO 24”, si të përjetoni një Europian ndryshe duke u argëtuar dhe fituar çmime në “Panorama Sport”

“Panorama Sport” vjen me një risi për të gjithë lexuesit e saj, duke organizuar ”LOJA EURO 24”. Gjatë ditëve të EURO 2024, edhe ju mund të jeni fitues i çmimeve të vendosura për këtë eveniment, nëse merrni pjesë me parashikimet tuaja të sakta gjatë turneut.

skysports-euro-2024-italy-germany_5913459

Lojërat ose kuicet me parashikime ndeshjesh në evente sportive shumë të rëndësishme si Kampionati Europian aplikohen sistematikisht prej dekadash pothuajse në mediat sportive të çdo vendi. Interesimi ka qenë gjithnjë në rritje dhe pjesëmarrja në to ka qenë në nivele rekord në Botërorin e fundit (Katar 2022), pasi gjithçka është “spostuar” në sistemin online dhe jo vetëm në modelin print.

Nëpërmjet lojës “LOJA EURO 24”, ashtu siç u veprua në Botërorin Katar 2022, synojmë që të përfshijmë lexues të të gjitha moshave që nuk janë vetëm tifozë të një skuadre të caktuar, por edhe fansa të yjeve të nivelit global, pa harruar këtu mbështetjen gjithmonë të zjarrtë për Shqipërinë.

Loja është konceptuar e thjeshtë, por gjithëpërfshirëse, sepse krijohen mundësitë që të ketë jo vetëm parashikim ndeshjesh (fitore-barazim-humbje), por edhe rezultatet e sakta, që mund të shtojnë pikët për çdo pjesëmarrës. Dhe mbi të gjitha, i kemi kushtuar rëndësi të madhe transparencës: secili prej pjesëmarrësve sheh në kohë reale se sa pikë kanë edhe rivalët e tij njëkohësisht.

ÇMIMI 1- Fundjavë çift (all inclusive) në “Prestige Resort” 

ÇMIMI 2- Kupon me vlerë 50.000 lekë tek “Optika Luani”  

ÇMIMI 3-  Abonim në platformën TRING  (OTT përfshirë dhe sportet)

Mos humbni kohë, provoni edhe ju lojën duke klikuar KËTU dhe bëhuni fitues të EURO 2024.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"